Rreth Nesh – T-Consulting
Rreth Nesh
Vlerësimi dhe Shitja e Pronave të Patundshme
Ne ofrojmë një vlerësim të saktë dhe të besueshëm të pasurive të patundshme, duke ndihmuar klientët tanë në procesin e shitjes dhe blerjes së pronave. Ekipi ynë i ekspertëve siguron këshillim të detajuar për investimet në real estate dhe përkujdesje për të gjitha çështjet ligjore dhe ligjshmërinë. Gjithashtu, menaxhojmë pronat tuaja për të maksimizuar kthimin e investimeve.
Konsultime për Grante dhe Strategjitë për Financim:
Ne identifikojmë mundësitë më të mira për grante dhe përgatisim propozimet e nevojshme për të siguruar financim. Këshillojmë klientët tanë në menaxhimin dhe monitorimin e granteve, duke siguruar që të gjitha raportimet dhe proceset e aplikimit të jenë të sakta dhe efektive
Auditimi dhe Shërbimet e Kontabilitetit
T-Consulting ofron shërbime të plota kontabiliteti financiar dhe material, përllogaritjen e pagave dhe përgatitjen e pasqyrave financiare. Ne gjithashtu kryejmë auditime të brendshme dhe fiskale për të siguruar transparencë dhe pajtueshmëri me ligjin.
Organizimi dhe Menaxhimi i Projekteve
Ne ofrojmë planifikim të detajuar të projekteve, monitorim të progresit dhe menaxhim të rrjedhës së punës për të siguruar realizimin e suksesshëm të çdo projekti. Ekipi ynë këshillon për strukturën e projektit dhe ndihmon në mbledhjen e fondeve, duke ofruar gjithashtu raportime dhe analiza të rregullta.
Na Kontaktoni
Nëse keni ndonjë pyetje apo nevojë për ndihmë, mos hezitoni të na kontaktoni. Ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm të ju ndihmojë dhe të ofrojë zgjidhje të përshtatura për nevojat tuaja.
T-Consulting
T-Consulting ofron zgjidhje të personalizuara dhe të avancuara për çdo aspekt të biznesit tuaj
- +383 48 69 22 31
- Rruga B, Prishtine, Kosovo
- E hënë – E premte: 9:00 AM – 5:00 PM
Abonohuni për të marrë përditësimet tona të fundit direkt në emailin tuaj.